Qytetarë të shumtë i janë bashkuar protestës së opozitës shqiptare në Tiranë.
Raportohet se protestuesit e kanë nisur protestën me zjarr duke djegur një gomë, ndërsa policia e ka fikur menjëherë zjarrin.
Protesta e opozitës do zhvillohet në disa rrugë të Tiranës, ndërsa është bërë e ditur se nuk do të ketë fjalime nga organizatorët.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, para fillimit të protestës e quajti këtë ditë si historike, ndërsa shtoi se nga sot nis rrugëtimi drejt fitores në Shqipëri.
Rreth 1200 forca policore janë vendosur para kryeministrisë, kryesisë së Kuvendit dhe baskisë së Tiranës për mbarëvajtjen e kësaj proteste.
Protestuesit po kërkojnë zgjedhje të lira në Shqipëri, qeveri teknike dhe lirimin e Berishës.