Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Protestuesit përleshen me policinë, tentojnë të futen në Bashkinë e Tiranës

Protesta para Bashkisë së Tiranës, është përshkallëzuar nga qytetarët ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj pas aferës “5D”.

Pas molotovit të hedhur në drejtim të Bashkisë së Tiranës, protestuesit janë përleshur me policinë pasi po tentojnë të futen brenda bashkisë së Tiranës.

Siç mund të shihni nga pamjet, efektivët bashkiakë janë zëvendësuar nga skafandrat e policisë, të cilët qëllojnë protestuesit me shkopinj gome.

Mes protestuesve bie në sy deputetë të opozitës, të cilët janë shtyrë dhe dhunuar nga forcat e policisë.

Fillimisht janë hequr hekurat e vendosur si barrierë, ndërsa protestuesit më pas janë përleshur me policinë e Veliajt.

Këshilltarët bashkiakë të opozitës, kanë kërkuar që të futen brenda bashkisë por policia e Veliajt nuk i ka lejuar të ushtrojnë detyrën e tyre.

Kujtojmë që edhe këtë herë, qytetarët fillimisht goditën institucionin me mollë. Më pas, situata u tensionua ku protestuesit kanë hedhur koktejl molotov para derës së Bashkisë së Tiranës.

Nga plasjet, ka marrë flakë dera e Bashkisë Tiranë, ndërkohë që policët e Veliajt të shumtë në numër me fikse zjarri kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Gjithashtu, portestuesit kanë hedhur bojë të zezë në drejtimin të godijnës që administrohet nga Veliaj, kurse “patronazhistët” sipër institucionit kanë fotografuar qytetarët për t’i arrestuar dhe t’u mbyllur gojën.

Kjo është protesta e radhës që po mbahet nga qytetarët e Tiranës, pas skandalit të fundit ku u zbuluan drejtorët të bashkisë duke grabitur miliona euro.

Protestuesit kanë kërkuar që SPAK, të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar dhe kryebashkiaku i Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.