Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Protestuesit serbë nisen të largohen nga sheshi “Sllavija”

Turma në Sheshin Sllavija të Beogradit nisi të shpërndahej, pasi studentët që organizuan protestën, njoftuan se ajo ka përfunduar.

“Protesta e studentëve po përfundon. Rojet tona i kanë hequr jelekët. U bëjmë thirrje qytetarëve që të tërhiqen”, shkruan organizatorët në rrjetet sociale.

Grupi i quajtur “Studentët 2.0”, që i kundërshton ata, raportohet të ketë gjuajtur me gurë dhe shishe në drejtim të tyre.

Qytetarët e tubuar në Sheshin Sllavija të Beogradit mbajtën në orët e mbrëmjes 15 minuta heshtje për 15 viktimat e tragjedisë në Novi Sad.

Në këtë qytet të Serbisë, 15 njerëz humbjen jetën nga shembja e një strehe në stacionin hekurudhor, më 1 nëntor të vitit të kaluar, shkruan REL.

Protestuesit, të udhëhequr nga studentët, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për incidentin.

Tags: