Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë dakordësuar për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.
Prej orës 16:00 të ditës së sotme, deputetët e pranishëm në mbledhjen e këshillit të mandateve kanë rënë dakord me kërkesën e SPAK për autorimizin e arrestimit të Ahmetajt.
Burime bëjnë me dije se deputetët e maxhorancës e kanë pranuar autorizimin eSPAK për arretimin e Ahmetajt, ndërsa kanë propozuar që Këshilli të mblidhet të premten në orën 12:00, për të diskutuar për raportin e SPAK.
Po ashtu është propozuar nga mazhoranca që të zhvillohet seancë e posaçme ditën e hënë në orën 17:00.
Edhe 5 deputetët e opozitës në këtë këshill dorëzuan raportin që i rekomandojnë seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojë për miratimin e dhënies së autorizimit, të kërkuar me kërkesën nr. 9431 Prot., datë 07.07.2023 të Prokurorisë së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “Për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë, kontrollin personal dhe kontrollin e banesës së deputetit Arben Ahmetaj”.