Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

PSD me aksion simbolik afër Urës së Ibrit, ilustron “rrugëtimin e Kurtit, drejt autonomisë së veriut”

 
   

Partia Socialdemokrate (PSD) ka kritikuar ashpër veprimet e qeverisë dhe të kryeministrit Albin Kurti, gjatë një aksioni simbolik që u mbajt sot afër urës kryesore të Ibrit në Mitrovicë.

Aktivistët e PSD-së kanë shpalosur një baner përmes të cilit kanë elaboruar se rruga sipas së cilës është duke udhëhequr vendin Albin Kurti, çon në autonomi ose në izolim.

Kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, ka përmendur elementet kryesore të rrugës së Albin Kurtit, të cilat kanë reflektuar negativisht për Kosovën.

Molliqaj: Jo me çdo kusht, e jo me çdo çmim ka dashur ta bashkoj qytetin

“Pas marrjes së pushtetit nga Qeveria Kurti kjo ka marr edhe të paktën tri domethënie të reja. E para ky është kufiri politik i Kurtit sepse të gjithë ata që e kanë mendua Kurtin ndoshta edhe ndonjëherë si supermen i cili dita ditës do të bëjë mrekulli në çështjen e sovranitetit të Kosovës, këtu ka tregu që brenda konceptit ‘ngrehe mos e këput’. Pra jo me çdo kusht, e jo me çdo çmim ka dashur ta bashkoj qytetin. Por, para së gjithash ka pasur synime të tjera. E dyta këtu është kufiri i sovranitetit të Kosovës nuk mund të ketë sovranitet të pjesshëm. Nuk mund të thuash e mbylli postën e Serbisë por vendimin për ta hap një urë nuk mundem me bo. Prandaj ky është kufiri i sovraniteti të Kosovës”, tha ai.

Sipas tij, Ura e Ibrit është kufiri politik i Kurtit. Molliqaj shtoi se veprimi i Kurtit çon ose në autonomi ose izolim.

Moilliqaj: Këto veprime të Kurtit dhe kjo rrugë e Kurtit i ka veç dy mundësi

“Ajo çka është më e rëndësishmja e për çka jemi ardhur këtu ky është momenti që e ka shpjeguar shumë qartë edhe vizualisht rrugëtimin e Kurtit. Këtë rrugëtim që ju gjithë e dini, PSD e ka kundërshtua në secilin prej vendimeve të tij. Gjitha këto vendime që i patë që janë vendime të njëanshme të Qeverisë së Kosovës secilën prej tyre veç e veç e kemi kundërshtuar dhe e kemi shpjeguar si të dëmshme për Kosovën. Prandaj momenti i urës është momenti kulmues i shpjegimit të qartë se ku çon Kurti. Pushteti i Kurtit përmes veprimeve të njëanshme ka tregu se mund ta kontrolloj veriun por jo ta integroj veriun. Kryefjala e pushtetit aktual ka qenë se bandat dhe krimi është problemi i integrimit të serbëve dhe banda dhe krimi është problemi i veriut të Kosovës. Sot nuk janë banditët këtu sipas pushtetit. Sipas pushteti i kemi hap edhe institucionet private edhe publike. Por pyetja që i shtrohet pushtetit është kjo pse Kosova nuk e ka intrgrua minoritetin serb, pse Kosova nuk e ka hapur urën dhe pse Kosova i ka dobësuar marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare. Ajo që ne e kemi thënë është e bëme në mënyrë vizuale. Këto veprime të Kurtit dhe kjo rrugë e Kurtit i ka veç dy mundësi. Njëra është izolimi ndërkombëtar që dita e ditës po bëhet gjithnjë e më e pranishme dhe tjetra është autonomia substanciale”, shtoi Molliqaj.

Molliqaj shtoi se do të duhej të merrej ndonjë kthesë tjetër që sipas tij është marrëveshja për paqe me Serbinë.

Molllliqaj: Rrugëtimi i Kurtit me këtë qasje çon ja në autonomi ja në izolim

“Ne jemi kundër çdo vendimi të tillë që qeveria e ka marr dhe jemi kundër hapjes së urës në këtë rrugë. Jemi ardhur me tregu që ura ja ka qel sytë secilit me kuptua që ky rrugëtim i Kurtit me këtë qasje të Kurtit çon ja në autonomi ja në izolim. Asnjëra nuk është e mirë për Kosovën. Ne besojmë fuqishëm që do të duhej të merrej një kthesë krejt tjetër prej këtyre dy drejtimeve ajo kthesë është synimi për marrëveshje të paqes me Serbinë dhe ne besojmë se e vetmja rrugë për me mbërri atje nuk është as përdorimi i instrumentalizimit të policisë, as përndjekja e ndryshme e eksponentëve politikë në veri, as shantazhi e kërcënimi i qytetarëve serb në veri por është ripërcaktimi i kufijve. Qartazi rruga e drejtë, rruga e paqes dhe zhvillimit të Kosovës dhe qytetarëve të saj është ripërcaktimi i kufijve prandaj vlerësoj që nga ky moment është mirë të marrim kthesë kolektive e shoqërore për një debat krejt tjetër sepse rrugëtimi i Kurtit është rrugëtim i rrezikshëm i dëmshëm dhe nuk ka rrugëtim tjetër për Kosovën përveç ja izolim ja autonomi. Fotografitë e kryeministrit Kurti dhe ministrave të tij që shëtitën në veri janë fotografi për vota”, shtoi ai.

Aksioni i PSD-së i cili ka zgjatur pak minuta është zhvilluar pa ndonjë incident, ndërsa forca të shtuara të policisë kanë përcjellë ngjarjen nga afër.