Një i rritur ka nevojë për rreth 7 deri në 8 orë gjumë për të pushuar dhe për t’u zgjuar i freskët. Gjumi ideal, natyrisht, është gjumi i pandërprerë, i thellë. Ai që mbyllni sytë natën dhe zgjoheni në mëngjes gati për të filluar ditën. Femrat, megjithatë, duket se nuk bëjnë gjumë të pandërprerë aq sa burrat, gjë që mund të krijojë nevojën për më shumë orë gjumë.
Cilët faktorë ndikojnë në gjumin e një gruaje?
Arsyet pse gjumi i grave është i shqetësuar dhe i pandërprerë dhe mund të krijojë nevojën për më shumë orë pushim janë të ndryshme. Arsyeja e parë dhe shumë e rëndësishme është pagjumësia. Gratë kanë 40% më shumë gjasa të kenë pagjumësi sesa burrat. Gjithashtu, gratë kanë dy herë më shumë gjasa të diagnostikohen me depresion ose çrregullim ankthi, të cilat janë shumë të lidhura me pagjumësinë.
Një arsye tjetër që ndikon në nevojat e grave për gjumë nuk është tjetër veçse hormonet. Cikli gjumë-zgjim kontrollohet nga hormonet. Këto hormone ndikojnë kur një person ndihet i lodhur, kur ndihet vigjilent dhe kur ndihet i uritur. Gratë mund të përjetojnë ndryshime hormonale çdo muaj gjatë gjithë jetës së tyre, të cilat ndikojnë në ritmin e tyre cirkadian dhe krijojnë një nevojë më të madhe për gjumë.
Më konkretisht, 1/3 e grave kur janë në periudhën e tyre kanë probleme me gjumin pasi mund të përjetojnë dhimbje koke dhe ngërçe. Shtatzënia është gjithashtu një gjendje që mund të ndikojë negativisht në gjumin. Gjatë shtatzënisë, gratë mund të zhvillojnë sindromën e këmbëve të lodhura, një gjendje që e bën të vështirë gjumin. Gjithashtu, gratë shtatzëna kanë më shumë gjasa të përjetojnë depresion, apnea të gjumit, dhimbje, të cilat prishin gjumin e tyre. Këto probleme me gjumin mund të vazhdojnë deri në periudhën pas lindjes, kur nivelet e tyre të hormoneve bien, ndërsa në të njëjtën kohë ato fillojnë të kujdesen për një të porsalindur me një cikël të parregullt gjumi. Ky kombinim shpesh rezulton në edhe më shumë përgjumje gjatë ditës.
Menopauza është gjithashtu një kohë që ndikon në cilësinë e gjumit, ku 85% e grave përjetojnë afshe të nxehta. Kur afshet e nxehta ndodhin gjatë natës, gratë zgjohen të djersitura dhe kështu gjumi i tyre është i shqetësuar. Përveç kësaj, rreziku i zhvillimit të apnesë së gjumit rritet gjatë menopauzës. Ky çrregullim i gjumit shkakton pauza në frymëmarrje që mund të ndikojnë në cilësinë e gjumit. Si rezultat, gratë me apnea të gjumit mund të ndihen më pak të çlodhura kur zgjohen dhe përjetojnë lodhje dhe përgjumje të tepruar gjatë ditës.
A kanë nevojë femrat më shumë gjumë?
Bazuar në atë që përmendëm më lart, por edhe sipas hulumtimeve, trupi i femrës ka nevojë për më shumë kohë gjumi. Përveç dallimeve biologjike, siç janë çrregullimet hormonale, ka edhe disa dallime të tjera që mund të mos i kemi marrë parasysh. Gratë kanë më shumë gjasa të zgjohen në mes të natës për t’u kujdesur për një anëtar të familjes ose të zgjohen më herët për të përgatitur mëngjesin. Këto kushte shkaktojnë ndërprerje të gjumit, pra ulet cilësia e gjumit dhe rritet nevoja për gjumë.
Megjithatë, i rëndësishëm është fakti që truri i femrës është më kompleks se ai i mashkullit, pasi femrat janë të afta të kryejnë shumë detyra. Kështu truri i tyre lodhet më lehtë se i mashkullit dhe ka më shumë nevojë për gjumë!
Megjithatë, shkencëtarët kanë zbuluar se femrat i zë gjumi më shpejt se meshkujt, informacion që sugjeron se ato kanë më shumë nevojë për gjumë.
Tani sa herë dëgjon ankesa se sa shpejt dhe sa fle, ke një sërë argumentesh për të mbrojtur veten! /vizionplus.tv