Po, e lexuat mirë! Gratë tërhiqen nga burrat me bark, por kjo tërheqje shkon përtej fizikes.
Një studim i vitit 2017 nga Planet Fitness raportoi se:
1. 78% e grave mendojnë se burrat me bark, janë të sigurt në vete.
2. Pothuajse 47% e grave dhe 58% e mamave, besojnë se barku është trend i ri, krah 6 pllakave të barkut.
3. 83% e mamave do ta kishin për nder të kishin një burrë me bark.
Gjithashtu, një sondazh i Dating.com (2021) raportoi se pothuajse 75% e beqarëve pëlqejnë burrat me bark, pra, jo një trup të definuar.
Por, është një burrë me bark vërtet tërheqës apo tërheqja vjen si pasojë e karakteristikave që supozohet që ka një burrë i tillë?
Edhe mundet, pasi hulumtimet tregojnë se meshkujt që janë shumë tërheqës fizikisht kanë disa karakteristika që femrave u duken jo tërheqëse. Për shembull, kanë më shumë gjasa të tradhtojnë, por kjo lidhet edhe me nivelin e testosteronit, pasi ky i fundit drejton epshin. Burrat me nivele të larta të testosteronit janë më agresivë dhe kanë tipare mashkullore. Këta lloj burrash perceptohen më shumë si një armik sesa një mik.
Gratë tërhiqen më shumë nga burrat që supozojnë se kanë nivele më të ulëta të testosteronit, sepse mund të jenë më pak agresivë dhe të kenë karakteristikat e partnerit dhe babait ideal të fëmijëve.
Gjatë një studimi, burrat muskulorë morën vlerësime më të larta për sa i përket tërheqjes fizike krahasuar me burrat me bark, por këta të fundit morën vlerësime më të larta për karakterin, duke u konsideruar të dashur, të kujdesshëm, miqësorë, potencial i mirë prindëror dhe më të pjekur.
Burrat me bark nuk janë fizikisht tërheqës, por tiparet e tyre përshtaten me tiparet që gratë kërkojnë te një partner afatgjatë.
Pra, edhe pa muskuj barku, prapë janë të hijshëm!