Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Fun

“Pse kanë thanë Lidhja e Prizrenit e jo e Prishtinës”, prizrenasit krenohen me qytetin e tyre

Qyteti i Prizrenit është i njohur për rëndësinë historike që ka për shqiptarët dhe për bukuritë natyrore dhe diversitetin kulturor.

Këto veçori tashmë janë të njohura për këdo në Kosovë, shkruan Lajmi.net.

Ekipi i Lajmi.net ka qëndruar në këtë qytet për të pyetur qytetarët se çka i bënë ata më të veçantë në raport me qytetarët e tjerë.

E përgjigjet e tyre ishin kogja interesante.

“Jemi më të mirë, më të respektueshëm, më të pastër”, u shpreh një qytetar.

“Vendi i parë për nga bukuria në Kosovë, vendi i 9 në Evropë”, tha një qytetarë tjetër. /Lajmi.net/