Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pse na duhen vitet e brishta dhe si erdhën ato?

 
   

Vitet e brishta janë vitet me 366 ditë në vend të 365 sa janë zakonisht, të cilat sipas kalendarit Gregorian ndodhin çdo të katërtin vit.

Në pamje të parë mund të duket si ide pa kuptim, por vitet e brishta janë të rëndësishme dhe pa to vitet tona do të përfundonin ndryshe.

Vitet e brishta ekzistojnë sepse një vit në kalendarin Gregorian është më pak i shkurtër se një vit diellor, koha që i duhet Tokës për t’u rrotulluar një herë rreth Diellit.

Saktësisht, një vit kalendarik ka 365 ditë, ndërsa një vit diellor ka afërsisht 365,24 ditë ose 365 ditë, 5 orë, 48 minuta dhe 56 sekonda, shkruan livescience.

Nëse nuk do të llogarisnim këtë diferencë, atëherë për çdo vit që kalon, hendeku midis fillimit të vitit kalendarik dhe atij diellor do të rritej për 5 orë, 48 minuta e 5 sekonda.

Me kalimin e kohës, kjo do të ndikonte në ndryshimin e stinëve. Për shembull, nëse do të ndalonim llogaritjen e kohës me vitet e brishta, atëherë në rreth 700 vjet vera në hemisferën veriore do të fillonte në dhjetor e jo në qershor.

Pra, ky problem eliminohet kryesisht nga shtimi i ditëve të vitit të brishtë.

Ideja e viteve të brishta daton në vitin 45 para Krishtit, që kur Gaius Julius Cesar prezantoi kalendarin Julian i cili përbëhej nga 365 ditë të ndara në 12 muaj, kalendar të cilin ne e përdorim edhe sot.

Kalendari Julian përfshinte vitet e brishta çdo katër vjet pa përjashtim dhe ishte në përputhje me stinët e Tokës.

Për shekuj me radhë, ky kalendar dukej se funksiononte në mënyrë të përsosur. Por, në shekullin e XVI-të, astronomët vunë re se stinët fillonin rreth 10 ditë më herët sesa pritej, e as festat e rëndësishme nuk përkonin me ngjarje të caktuara si ekuionksi pranveror.

Për ta korrigjuar këtë, Papa Gregori XIII e prezantoi kalendarin Gregorian në vitin 1582, i cili për vite me radhë u përdor vetëm nga vende katolike si Italia dhe Spanja, e më pas u miratua edhe nga ato protestante si Britania e Madhe.

Për shkak të ndryshimit midis kalendarëve, vendet që më vonë kaluan në kalendarin Gregorian duhej të kalonin ditë për t’u lidhur me pjesën tjetër të botës. Për shembull, kur Britania ndërroi kalendarët në vitin 1752, 2 shtatori pasoi 14 shtatorin.

Në shekullin e VIII-të para Krishtit, kalendari romak kishte vetëm 10 muaj, duke filluar në mars dhe duke përfunduar në dhjetor. Stina e ftohtë e dimrit ishte lënë pas dore, pa muaj për ta shënuar. Por ky kalendar kishte vetëm 304 ditë, kështu që janari dhe shkurti u shtuan përfundimisht në fund të vitit fetar. Shkurti kishte ditët më të pakta. Por, shumë shpejt romakët filluan t’i lidhin ata muaj me fillimin e vitit civil dhe rreth vitit 450 para Krishtit, janari u konsiderua muaji i parë i vitit të ri.

Kur Papa Gregori XIII. shtoi një ditë të brishtë në kalendarin Gregorian në 1582, ai zgjodhi shkurtin sepse ishte muaji më i shkurtër, gjë që e bëri atë një ditë më të gjatë në vitet e brishtë.

Në një moment në të ardhmen e largët, kalendari Gregorian mund të duhet të rivlerësohet sepse nuk është i sinkronizuar me vitin diellor. Por do të duhen mijëra vjet që kjo të ndodhë.