Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Pse nuk duhen humbur Karnavalet e Shkodrës? Flasin organizatorët në “Vizioni i Pasdites”

Qyteti i Shkodrës ashtu si çdo vit tashmë, do të festojë për tre ditë me radhe Karnavalet, një festë e cila përjetohet me gëzim dhe hare nga qytetarët.

Për të folur për këtë festë tashmë tradicionale në Shkodër e cila daton që prej vitit 1860-të ishin të ftuar në studion e “Vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti në Vizion Plus, disa nga organizatorët e këtij eventi të veçantë në Shqipëri.

Sonila Pirani, Drejtuese Organizative, dha detaje mbi Karnavalet gjatë këtij viti, të cilat do të zgjasin tre ditë duke nisur nga data 25 deri në 28 shkurt.

Ajo tha se kanë ftuar edhe qytetarë nga Korça dhe Tuzi si dy qytete ku festohen karnavalet, ndërsa tha se mirëpresin edhe turistë.

Ndëkrohë mësuesja Blerta Danja tregoi se cila do të jetë tematika me të cilën do të prezantohen nxenësit e shkollave ën këto karnavale.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Sa kohë ka që festohet në Shkodër?

Sonela Pirani: Që nga 1860 me shkëputje.

Brikena Prifti: Vit pas viti Shkodrës i atribuohet.

Sonela Pirani: Këtë vit viti do të kemi tre ditë festë. Dita e parë dedikuar fëmijëve, e dyta dedikuar të rinjve. Dita e tretë do të jetë tradicionale.

Brikena Prifti: Janë përzgjedhur disa qytete?

Sonela Pirani: Kemi të ftuar nga tuzi dhe Korça pasi janë qytete që festojnë. Presim dhe turistë nga vende të tjera.

Brikena Prifti: Si do të veprohet?

Sonela Pirani: Gjatë ditës do të ketë parada.

Brikena Prifti: Sa kohë duhet?

Blerta Danja: 3 javë. Kemi marrë temën që është :”Rrugët e Shkodrës në Karnaval”.

Brikena Prifti: Çdo vit ka tema të ndryshme?

Blerta Danja: Po sivjet do të prezantohemi me temën “Hapja zemrën ti shkodranit”. Pasi zemra e shkodranit është me bejtje dhe me humor.

/Vizionplus.tv/