Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Pse nuk duhet të pini ujë kur hani ëmbëlsira

Pse të mos pini ujë kur të hani ëmbëlsira? Sipas një studimi që është bërë në Amerikën e Jugut, pirja e ujit gjatë ngrënies së ëmbëlsirave e rritë në shkallë të lartë nivelin e sheqerit në gjak.

Rritja e nivelit të sheqerit në gjak është më e lartë kur konsumohet uji, madje edhe më e lartë se sa kur hani më shumë ëmbëlsira në të njëjtën kohë pa pirë asgjë.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Këtë konkluzion kanë nxjerrë disa shkencëtarë dhe studiues, sipas të cilëve uji ndihmon trupin të thithë më shumë glukozë nga ushqimi.

Rezultatet e studimit janë shumë domethënëse për njerëzit që hanë shumë ëmbëlsira. Dhe një nga zakonet më të shpeshta të tyre është pirja e ujit për të eliminuar sheqerin e tepërt.

Pse ëmbëlsira ju bëjnë të etur?

Glukoza që përmban sheqeri është përgjegjëse. Kjo substancë që gjendet në çdo ëmbëlsirë është në gjendje të ngadalësojë kohën e marrë nga stomaku për t’u zbrazur.

Si rrjedhim lëngjet nuk arrijnë në kohën e duhur në zorrë, atje ku mund të përthithen. Ndaj zorrët sinjalizojnë etje.

Por edhe nëse pini ujë, etja nuk shuhet. Ju do të keni ndjesinë e etjes derisa të mbarojë zbrazja e stomakut. Pra derisa trupi juaj të ketë përdorur të gjithë glukozën e ëmbëlsirës së ngrënë.

Për këtë studim të ri, shkencëtarët analizuar nivelet e sheqerit në gjak në një grup prej 35 personash që hanin një ëmbëlsirë dhe pinë ujë para, gjatë ose pas ngrënies, ose nuk pinin fare.

Njerëzit që pinë ujë së bashku me ëmbëlsirën, treguan pikun më të lartë në nivelet e glukozës në gjak.

Nivelet e tyre ishin pothuajse dy herë më të larta se në grupet e tjera të përmendura.

Nivelet e larta të sheqerit në gjak janë për shqetësim, sepse trupi mund të bëhet i pandjeshëm dhe të humbasë aftësinë për të rregulluar siç duhet nivelet e sheqerit në gjak.

E gjithë kjo mund të çojë në diabet. Kjo është arsyeja pse shkencëtarët sugjerojnë që uji të pihet para ose pas ngrënies.

Në përgjithësi njerëzit duhet të shmangin pijen në të njëjtën kohë me ëmbëlsirat, në mënyrë që të zvogëlohet ndikimi i konsumit të sheqerit. Një këshillë e rëndësishme veçanërisht për ata që vuajnë nga diabeti./AgroWeb