Shumica e të ftuarve në dasma, nuk vishen me të bardha për shkak të nuses e cila paraqitet me vello të bardhë.
Por pos të bardhës, rezulton se ka një ngjyrë tjetër për të cilën do t’iu duhet të mendoni dy herë – e kuqja!
Në një podkast për “Nuset”, Georgie Mitchell dhe Bethany Smith kanë shpjeguar së fundmi se një veshje e kuqe në një martesë perëndimore, mund të sugjerojë se jeni të interesuar për dhëndrin.
Bethany tha: “E kuqja mund të duket mjaft seksi”.
Pikëpamjet e tyre ngjallën reagime në rrjetet sociale. Një person tha: “Gjithmonë kam menduar se nuk duhet të veshësh të kuqe sepse bie në sy”. Të tjerë pyetën nëse shoqërueset e nuses mund të vishnin të kuqe ose nëse rregulli zbatohej vetëm për mysafirët.
Megjithatë, një përdorues sfidues komentoi: “Unë patjetër do të vesh një fustan të kuq nusërie në dasmën time”.
Është e rëndësishme të theksohet se në disa kultura, si Azia Jugore dhe Azia Lindore, e kuqja shihet si fat dhe shpesh është një pjesë kyçe e veshjes së dasmës.
Një deklaratë për “Nuset” thotë: “Nëse jeni duke marrë pjesë në një dasmë indiane, kineze ose të Azisë Jugore, ose ndonjë martesë tjetër ku ngjyra mund të ketë kuptim të rëndësishëm kulturor, ‘shmangni veshjen e kuqe sepse mund të jetë pjesë e veshjes së çifteve’, thotë Denise O’Neal [themeluesja e Denise Lillie Engagements]. Në të njëjtën kohë, O’Neal vëren se ju mund të dëshironi të shmangni nuancat e së bardhës, pasi disa kultura joperëndimore e lidhin nuancën me vdekjen dhe periudhat e zisë, shkruan Mirror.