Me siguri e mbani mend kur Arjola Demirit iu dhurua një shtëpi nga “Big Brother VIP”. Asokohe, ajo u surprizua në shtëpinë e famshme nga fëmijët e saj dhe produksioni i dorëzoi çelësat e një apartament që ishte ende në ndërtim.
Ndaj edhe zhvendosja e saj në këtë shtëpi ka marrë kohë, por ka krijuar edhe polemika në rrjet nëse ajo vërtetë e mori shtëpinë.
Aktorja vetë ka treguar së fundmi se jo vetëm që e ka marrë por edhe pak ka mbetur nga shpërngulja. E ftuar në programin “Natën me Aulonën” pas shumë dyshimeve është shprehur se është më afër se kurrë për t’u futur në shtëpinë e re.
Arjola u shpreh se tashmë nuk do të presë më aq sa ka pritur dhe se ka filluar të merret me arredimin e shtëpisë.
View this post on Instagram