Publicisti Veton Surroi foli për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe pse nuk tërhiqet Albin Kurti.
I pyetur pse nuk tërhiqet Albin Kurti, ai tha:
“Ekziston një mungesë komunikimi termash të përbashkët. Në kërkesat e tyre ka qenë që të largohet policia speciale. Edhe unë pajtohem që policia speciale nuk duhet të ishte atje. Po për të arritur këtë fazë duhet të ketë polici të njëjtë si në çdo vend të Kosovës. Kjo çështje nuk bëhet vetëm me vullnet të mirë, ekziston një matje e nivelit të sigurisë. Duhet shfrytëzuar momenti që vëmendja është aty.
Tani kanë hyrë ndërmjetësit, se nuk i mjafton Albin Kurtit të shpallë zgjedhjet. Çështja nuk është vetëm a do të shpallen zgjedhjet, çështja është a do të marrin pjesë partitë politike. Për këtë nuk është përgjegjës Kurti. Këtu kemi ndërmjetësit Eskobar, Lajçak etj, të cilit bisedojnë me presidentin Vuçiç, sepse ai është në fund që jep dritën jeshile listës serbe të marrë pjesë në zgjedhje, por as kjo nuk është e mjaftueshme. Kurti ka thënë se Kosova është e përkushtuar të mbajë zgjedhje dhe për këtë duhet ambient i sigurt, proces i sigurt nga ndërkombëtarët, duhet pajtim i të gjitha palëve, duhet krijuar mundësisë e pluralizmit dhe garës së vërtetë mes partive politike. Duhet një ambient që njerëzit të mos ndihen të intimiduar për të votuar. Duhet shfrytëzuar momenti sepse vëmendja është aty.”, tha Surroi.
Surroi tha se tre planet e propozuara nga Bashkimi Europian, ulja e tensioneve, zgjedhjet e reja dhe futja në dialog, tashmë janë pranuar nga ana e Kosovës.
Sipas tij, sa i takon planit franko-gjerman nuk mund të quhet marrëveshje për sa kohë Vuçiç nuk i pranon të gjitha pikat.
“Thelbi është që BE në këtë rast ka prodhuar një kërkesë prej tre pikash, de-përshkallëzim, zgjedhje dhe kthim ne negociate. Janë pika të përkrahura në Kosovë. Te de-përshkallëzimi do të thotë shtendosja dhe mos të ketë nevojë për polici speciale. Veriu ka qenë problem në aspektin e sigurisë se nuk ka pasur sundim të ligjit. Në këto komuna veriore nuk ka pasur zgjedhje të lira, ka pasur intimidim deri të vrasja e kandidatëve. Si mund të mbash zgjedhje të lira në atë ambient. Kthimi në bisedime, këtu ka hyrë një lloj sporti i kandidimit i opsioneve të ndryshme. Ekziston një propozim franko-gjerman, dhe është pranuar nga Kosova dhe pala kosovare është ofruar për nënshkrim, por është refuzuar nga Serbia. Ajo mbetet e interpretueshme dhe siç tha Vuçiç, unë do të marr ato pika nga kjo marrëveshje dhe nuk do t’i aplikoj për shkaqe të brendshme politike. Nëse ekziston marrëveshja dypalëshe dhe njëra palë thotë un zgjedhje vetëm disa pika, kjo nuk është marrëveshje. Nuk mund ta ketë Kosova marrëveshje me veten. Nuk mund të futemi në një proces serioz negociator”, tha Veton Surroi.