Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pse nxënësit në Shqipëri nuk mësojnë për Adem Jasharin e Ibrahim Rugovën? Flet historiani

 
   

Historiani Mentor Hasani, tha se historia e re e Kosovës bënë pjesë shumë pak nëpër librat shkollorë në Shqipëri.

Ai madje tha se edhe sot, shumë shqiptarë të Shqipërisë nuk dinë fort për historinë e re të Kosovës.

“Në bazë të diskutimeve që kemi zhvilluar ka shumë pak nga pjesa më e re e historisë së Kosovës. Nëse bën matje të opinionit publik në Shqipëri, ka plotë prej shqiptarëve të Shqipërisë që fatkeqësisht nuk dinë fort për historinë më të re të Kosovës, nuk është se i njohin personalitetet dhe këtë e kemi parë plotë herë dhe mundemi me ba edhe matje tjera, por kjo nuk është një diçka që a mundet me na brengosë”, tha Hasani.

Sipas tij, programet përbashkëta të hartuara nga qeveritë e të dy shteteve mund ta drejtojnë krijimin e kurrikulave të përbashkëta.

“Programet e përbashkëta të hartuara nga qeveritë tonë munden me na drejtu drejt kurrikulave të përbashkëta, që mundet me pas shkëmbime. Është një kuotë e caktuar që ne pranojmë studentë nga Shqipëria dhe po besoj që edhe në Shqipëri është një kuotë e tillë, një apo dy studentë që pranojnë për departament dhe kjo nuk është e mjaftueshme”, tha Hasani.