Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pse PDK-ja ende nuk e publikoi listën e kandidatëve për deputetë? – Flet Haxhiu

 
   

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se lista e PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit është gati dhe i takon të propozuarit për kryeministër, Bedri Hamza që të bëjë publike atë.

I pyetur se a janë pjesë e listës të gjithë deputetët aktual, Haxhiu tha se sa ka informacione janë të gjithë.

“Lista pothuajse është finalizuar, 99 % i takon kandidatit për kryeministër ta bëjë publike atë… Nuk e besoj, me aq sa kam informacion të gjithë deputetët që kanë qenë në legjislaturën e fundit do të jenë edhe kandidatë për deputet në këto zgjedhje”, ka thënë Haxhiu.

Tutje, ai tha se PDK do të dal fituese në këto zgjedhje dhe se LVV është radha që të ndëshkohet nga qytetarët me votë.

“Unë mendoj që PDK në këto zgjedhje do të dalë fituese, do të jetë partia e parë në nivel vendi, ndërsa sa i përket partisë në pushtet është radha që qytetarët ta ndëshkojnë me votë për shkak të mashtrimit, korrupsionit, nepotizmit dhe sanksioneve që janë vendosur në nivel ndërkombëtarë”, ka deklaruar ai.