Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Pse shmangu mesazhet për Kosovën nga Tirana?”, politologu i njohur zbardh agjendën e Sekretarit Amerikan të Shtetit në Mynih

 
   

Politologu Adri Nurellari ka shpjeguar se përse Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken i shmangu ditën e sotme mesazhet në drejtim të Kosovës.

Nurellari theksoi se vizita e Blinkenit ishte një vizitë bilaterale dhe nuk do të donte që vizita të fokusohej te Kosova.

Nga ana tjetër, ishte kryeministrit Rama, sipas Nurellarit që u përpoq ta shfrytëzonte këtë rast.

Ai shtoi se në Konferencën e Sigurisë që do të mbahet në Munih të Gjermanisë duke nisur nga dita e nesërme më 16 shkurt deri në datë 18 do të jenë mundësitë që Blinken të takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe Kosovën për të diskutuar mbi çështje konkrete.  

“E para u duk qartazi që Blinkeni shmangu me vetëdije që të fliste nga Tirana për Kosovën sepse i shikon si dy çështje të shkëputura dhe ka ardhur për një vizitë bilaterale, të rregullt. Dhe nuk do të donte që vëmendja e kësaj vizite të fokusohej për Kosovën dhe ndaj u tregua i rezervuar. U mjaftua duke falënderuar Shqipërinë për kontributin që jep në kuadër të KFOR-it dhe në kuadër që të mbështetjes që i jep dialogut. U duk zell i madh i kryeministrit që donte ta shfrytëzonte atë lloj platforme që kishte gazetarë nga të gjithë bota për të folur për këtë çështje sepse Blinken u duk qartazi që donte ta shmangte këtë çështje sepse ai sonte ka fluturuar në Munih ku bëhet Konferenca globale e sigurisë ku liderët e Ballkanit kanë për të qenë aty dhe do të ketë takime me dyer të mbyllur”, u shpreh Nurellari në RTSH.