Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Pse vitet ’90 janë rikthyer kaq fuqishëm në jetën tonë?

Nga viti 1997 deri në vitin 1999, Katia Suurman, një aktore, këngëtare dhe personazh televiziv holandez, me kaçurrelat e saj karakteristike, zërin e thellë dhe stilin e shkëlqyer, drejtoi emisionin So 90’s në MTV Evropiane. Puna e saj ishte e thjeshtë: Ajo prezantonte këngë që publiku kishte të preferuara nga dekada e fundit e artë e kompanive diskografike. Ata që ishin asokohe adoleshentë-televiziondashës të muzikës e identifikojnë imazhin e saj me vitet 90-të.

Vitet 1990 kanë shumë arsye për t’u kthyer në të tashmen, në një mijë e dy mënyra. E gjejmë në meloditë e këngëve të reja që duam (p.sh. në “Brake my soul” nga Beyoncé) por edhe në festat e viteve ’90 që bëhen në plazh.

Moda dhe kopjimi i estetikës së viteve ’90 (edhe i viteve ’80) është arsyeja e suksesit të punës së stilistit më të adhuruar të brezit të ri: Simon Port-Jacques. Por edhe veshja masive popullore, ajo që shohim në rrugë, është thelbësisht e ndikuar nga çfarëdo që brezi i atyre viteve ka veshur në rininë e tyre të hershme.

Nuk është vetëm Levi’s ose Fruit of the Loom. Janë gjithashtu pantallonat e gjera, çorapet e gjata të shoqëruara me pantallona të shkurtra a la Fido-Dido dhe shumë veshje të tjera që shohim gjithnjë e më shpesh rreth nesh.

Sigurisht, dikush do të argumentojë (dhe me të drejtë), a nuk kanë kërkuar gjithmonë njerëzit krijues frymëzim te kultura materiale dhe jomateriale e së kaluarës? Po. Ky është një rregull. Sado paradoksale të tingëllojë, askush nuk e kap pulsin e kohës së tij me avangarda. Ne duam këtë gjë të re që do të na frymëzojë, disi të na kujtojë diçka.

Por është tjetër gjë të kesh referenca të viteve ’90 dhe tjetër gjë të jesh imitim 100% i viteve ’90. Pra, ndoshta ky obsesion me atë dekadë është i ndryshëm nga rikthimet në dekada të tjera, si vitet ’80. Por për çfarë?

Në shumë gjëra. Ishte dekada e fundit analoge. Në vitet 90 thuajse çdo gjë kërkonte pak durim, ndërsa rrymat estetike, modat, filmat, lavatriçet u bënë që të kishin një kohëzgjatje të caktuar.

Ndryshimi teknologjik dhe ekonomik i regjimit që pasoi në vitet 2000, me përhapjen e internetit dhe recesionin global në tregje, shënoi fundin e “pafajësisë”./vizionplus.tv/