Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Pse zemërohemi kur jemi të uritur

Kur të shihni dikë të zemëruar, mos dilni menjëherë në përfundime, por pyeteni nëse ka ngrënë. Nuk është një mit!

Ndonëse deri më tani është besuar se nervozizmi prej urisë është thjesht një ekzagjerim i personit, shkencëtarët kanë vërtetuar të kundërtën.

Gjendja e ankthit në momentin që nuk jeni ushqyer është në fakt e vërtetë. Niveli i glukozës bie dhe kjo ndikon në ndryshimin e humorit.

“Isha skeptike kur njerëzit më thoshin se mërziteshin dhe bëheshin nervozë kur nuk hanin dhe tani i besoj fare mirë. Mungesa e glukozës shkakton stres si fizik ashtu edhe psikologjik”, shprehet njëri prej psikologëve të studimit.

Nëse kur harroni të hani ndonjë vakt bëheni nervozë, përveçse të uritur, diçka e tillë ndikon në humorin e përgjithshëm nëse ju e ktheni në zakonin shmangien e vakteve.

Nëse nuk ushqeheni siç duhet, humori i keq do t’ju shoqërojë gjithë kohës dhe ky fenomen nuk është më një mit.