Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Psikologu Kastrati: Mbikëqyrja e një fëmije nga një shtetas i huaj përbën alarm institucional e shoqëror

 
   

Psikologu Rron Kastrati thotë mbikëqyrja e një fëmije nga një shtetas i huaj përbën alarm institucional e shoqëror.

“Ne po ua hapim dyert ballë hapur duke ju dhënë mundësi shtetasve të huaj të ofrojnë shërbime edukative-kujdesëse ndaj fëmijëve tanë. Kjo për mua përbën alarm jo vetëm institucional, por edhe shoqëror”, thotë ai.

Psikologu thotë se edukimi që në fëmijëri nga një dado e huaj për fëmijët krijon probleme në natyrën psikologjike e sociale.

“Duhet t’i sinjalizojmë institucionet se kjo nuk është e mirë për fëmijët tanë sepse mund ta ndryshojë gjithë zhvillimin socio-kulturorë, duke krijuar probleme në natyrën psikologjike e sociale. Këto punësime duhet të jetë të monitoruara dhe të hetohen nga profesionistët e përgjegjësit nga organet e rendit”.

Sipas tij, trendi në rritje do të krijojë vështirësi kulturore e psikologjike për familjet kosovare.

Tutje, Kastrati thotë se dadot e punësuara duhet të jenë të kualifikuara.

“Komunikimi me një fëmijë me një gjuhë tjetër prodhon probleme komunikative dhe zhvillimore të një fëmije. Dadot duhet të jenë të kualifikuara, si shtet nuk jemi kundër avancimeve e punësimeve nga shtetet e huaja, por ky trend në rritje mund të krijojë vështirësi kulturore-psikologjike”, tha Kastrati.