Të paktën dy persona raportohet të kenë mbetur të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Bruksel të Belgjikës. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të mbrëmjes, ndërsa motivet nuk dihen ende. Autori hapi zjarri për shkaqe të panjohura dhe më pas u largua. Ai është aktualisht në kërkim.
Sipas asaj që raporton BBC, lajmi u konfirmua për mediat nga një zëdhënëse e zyrës së prokurorit në kryeqytetin belg. Sipas kësaj të fundit, për ngjarjen kanë nisur hetimet dhe momentalisht nuk mund të spekulohet për shkaqet e këtij sulmi. Mediat vendase shkruajnë se viktimat janë suedezë.
Ndërkohë, BBC sjell në vëmendje se ekipi suedez i futbollit ndodhet aktualisht në Belgjikë, për të luajtur ndeshjen për kualifikueset e Euro 2024, megjithatë nuk është e qartë nëse viktimat ndodheshin në Bruksel për të parë ndeshjen.
Ndërkohë, në Twitter, disa përdorues kanë publikuar pamjet e sulmit, ndërsa shprehen se autori bërtiti “Allahu Akbar”, duke aluduar se bëhet fjalë për një sulm terrorist./tvklan.al
A shooting has just taken place in Brussels, Belgium. pic.twitter.com/0lkepCOOFw
— Visegrád 24 (@visegrad24) October 16, 2023