Serbia është shndërruar në sundimin e një bande grabitësish që ka gjithçka nën kontrollin e saj, nga bandat kriminale që bluajnë njerëzit në qebapë e deri te kultivuesit e mëdhenj të marijuanës që kanë plantacione me madhësinë e 25 stadiumeve të futbollit dhe më pas i mbrojnë ato kur arrestohen, thotë kolumnisti, shkrimtari dhe publicisti nga Beogradi Tomislav Markoviq.
Ai shton se as fqinjëve nuk u intereson se kush është në pushtet në Serbi.“Nëse do të kishte dikush me më pak ambicie diktatoriale, pavarësisht se ai ka një politikë të ngjashme ndaj rajonit, mendoj se do të kishte një farë relaksimi të marrëdhënieve dhe se avokatia e botës serbe, e cila padyshim është e afërt me të gjithë, nuk do të insistohet pas ndërrimit të qeverisë”.
Markoviq nuk habitet që deputetët hyjnë në parlamentin serb nga një listë, bartësi i së cilës është mjek, por edhe teoricien konspirativ.
“Në fakt jam i befasuar që Nestorović nuk mori më shumë vota sepse teoritë e konspiracionit kanë qenë praktikisht pikëpamje zyrtare e botës në vendin tonë për tre dekada e gjysmë dhe nacionalizmi si matricë ideologjike dominuese në Serbi në fakt nxit të gjitha llojet e komploteve dhe teorive konspirative ku ne jemi thjesht viktima të disa fuqive të bardha botërore, Vatikanit, komploteve judeo-masonike dhe të gjitha fenomeneve të tjera imagjinare dhe ne jemi pasivë dhe vetëm viktima dhe nuk jemi përgjegjës për asgjë, veçanërisht jo për të këqijat që u kemi shkaktuar fqinjëve tanë në vitet 1990”.
Ai supozon, siç thotë , se Nestoroviqit i është dhënë pak ndihmë nga regjimi progresiv për ta shtyrë atë, sepse, thotë ai, ka njerëz të ndryshëm që janë të afërt me shërbimet e sigurisë, me Vuçiqin dhe njerëz të ngjashëm.
Ai vlerëson se në këto zgjedhje çështja e Kosovës realisht nuk ka qenë aspak e rëndësishme dhe se interesimi që ekziston në opinion është shkaktuar artificialisht nga propaganda dhjetëvjeçare.
“Sepse le të themi këto parti si Srpski Sabor, Zavetnici apo Dveri, prioriteti i parë i të cilave është të mos e japin Kosovën, padyshim që çështja e Kosovës si pjesë e Serbisë është shumë e rëndësishme për ta, kështu që nuk arritën ta kalojnë cenzusin, votuesit nuk e njohën si çështje të rëndësishme dhe as që ka qenë e rënd[sishme në fakt çështja e Kosovës”.
Kur bëhet fjalë për opozitën, Markoviq thekson se opozita pro-evropiane refuzon me këmbëngulje të mbajë një qëndrim pro-evropian, gjë që është absurde.
“Para së gjithash, është e rëndësishme që ata ta “heqin” Vuçiqin dhe ta mposhtin Vuçiqin në zgjedhje me çdo kusht. Por kjo nuk mund të jetë politikë. Politika nënkupton një grup të caktuar synimesh, vlerash dhe planesh për të ardhmen e këtij vendi dhe më duket se kjo disi mungon”, tha ai për Thegeopost.