Nata e së shtunës ishte e fundit për tre të rinj në Prizren. Viktimat Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, humbën jetën pasi u goditën për vdekje nga veturat që po bënin gara në autostradë.
Rraportohet se pas hetimeve mbi këtë tragjedi janë arrestuar Arlind Syla dhe Irfan Hoti, të dyshuar për goditjen e të rinjve.
Vëllai i Irfanit, Qamili, ka publikuar në një grup të facebook-ut pamje të reja mbi aksidentin, duke pohuar se gara në fjalë nuk ishte organizuar nga vëllai i tij, Irfani, i cili në këtë aksident po voziste veturën e njërit prej viktimave
Ai thotë se gara në fakt ishte organizuar nga dikush në facebook.
“Nue Bibaj kishte kërkuar që veturën e tij ta vozitë vëllai im Irfani. Fillimisht Irfani nuk pranoi, por me insistimin e të ndjerit Nue Bibaj, Irfani pranoi që ta ngiste makinën e tij”, ka shkruar Qamil Hoti.
Ky është postimi i plotë i tij (pa ndërhyrje):
Sqarim per media shok dashamir edhe krejt popullin .
Un jom Qamil Hoti, vellau i Irfan Hotit.
Pik se pari ju shprehi ngushllime familjarve te te ndjerve Delija, Bibaj dhe Syla.
Personalisht un i njoh te ndjeret dhe shprehi keqardhje se qfar ndodhi ate nat, dhe dua te bej nje sqarim te vogel per vellaun tim.
Gara nuk ishte organizu nga Irfani, gara ishte organizuar me post ne nje grup ne facebook nga pronari i makines “Golf 5”.
Nue Bibaj kishte kerkuar qe veturen e tij(golf6) ta vozit vellau im Irfani, fillimisht Irfani nuk pranon por me insistimin e te ndjerit Nue Bibaj, Irfani pranon qe ta ngiste makinen e tij.
Un pash qe ne media dhe ne rrjete sociale po flitet qe Irfani i eshte afruar makines golf 5 duke i penguar qarkullimin ne rrug dhe per ate arsye shoferit tjeter i humbi kontrolli ne vetur.
Por nuk eshte e vertete.
Gara filloj dhe pas disa metrave makina golf 5 frenon dhe per shkak te motit te keq ajo rreshqet dhe humb kontrollin duke goditur kembesoret qe ishin duke e shikuar ngjarjen dhe per pasoj le te vdekur 3 persona dhe lendon 3 te tjer.
Ne kemi siguruar Video-fakte qe nuk u publikuan ne media se Irfani nuk ju afrua makines tjeter, kemi edhe deshmitar qe ishin ne vendin e ngjarjes nder ta ishin edhe disa familjar te ndjerit Nue Bibaj. Ne ja kemi len qdo gje ne dore drejtesis dhe presim qe rastin ta zbulojn sa me shpejt. Edhe njeher ndjej keqardhje dhe ju shprehi ngushllime familjarve te viktimave dhe sherim sa me te shpejt te lenduarve dhe kerkoj nga njerzit tjer qe ti ndalin ofendimet te kan pak mirkuptim sepse te gjith ata ishin shok me njeri tjetrin dhe asgje nuk u be qellimisht askush sdo tkishte deshiruar qe kjo te ndodh.