Është publikuar një video e re nga momentit kur Njësia Speciale ka arrestuar kriminelin e dyshuar për sulmin ndaj forcave të KFOR’it në Veri.
Arrestimi i personit në fjalë ka ngjallur reagime në veri me ç’rast është lëshuar alarmi i urgjencës dhe serbët kanë filluar të mblidhen.
Policia e Kosovës është sulmuar nga protestuesit me gurë dhe mjete të tjera të forta.
Tensionet në veri vijnë pak pas konferencës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ku bëri të ditur se i ka propozuar shefit të BE-së për Politikë të Jashtme një dokument pesëpikësh për depërshkallëzimin e veriut.