Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Publikohen pamjet e 40 shqiptarëve pasi mbërrijnë nga Izraeli në Shqipëri

 
   

Mbrëmjen e sotme ka mbërritur në Shqipëri avioni i parë me qytetarë shqiptarë të cilët kanë kërkuar të largohen nga Izraeli pas shpalljes së gjendjes së luftës.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar zyrtarisht se nga Izraeli janë kthyer 40 shqiptarë, mes të cilëve edhe shtetas nga Kosova, Maqedonia e Veriut.

Pasagjerët janë pritur nga ministri i Jashtëm Igli Hasani.

 Image
 Foto nga vendi i ngjarjes 
 

Sipas Ministrisë, në ditët në vijim do të ketë sërish të tjera fluturime të posaçme drejt Tel Aviv.