Një 56-vjeçar është arrestuar sot (5 shkurt) nga policia e Beratit, pasi ka tentuar të vrasë ish burrin e motrës, duke e përplasur atë me makinë.
Në këto pamjet të siguruara nga Gazeta Panorama Online shihet momenti kur 56-vjeçari Eduart Dingo afrohet me makinë duke goditur ish burrin e motrës, Jani Vasiliu.
Mësohet se dy personat prej kohësh kanë pasur konfliktë të vazhdueshme për motive pronësie. Ata janë edhe komshinj më njëri-tjetrin.
Njoftimi i policise per arrestimin e 56-vjecarit
Berat/Goditi me mjet, gjatë një konflikti një shtetas, vihet në pranga 56-vjeçari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, arrestuan në flagrancë shtetasin E.D., 56 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me mjetin e tij shtetasin J.V., 53 vjeç, banues në Berat, duke i shkaktuar dëmtime.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.