Euronews Albania ka siguruar videon nga momenti i plagosjes së efektivit të “Shqiponjave” ”Edlir Alleshi, nga 42-vjeçari Klered Bozhanaj.
Në pamje shihet se efektivi i policisë pasi plagoset futet brenda lokalit së bashku me kolegun e tij, të cilët po ndiqnin 42-vjeçarin.
Ngjarja ndodhi në “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, ku Bozhanaj ka qëlluar drejt efektivëve të policisë në momentin që këto po e ndiqnin me motorë.
Sipas informacioneve 42-vjeçari, i cili u arrestuar ditën e djeshme, ishte me precedentë të mëparshëm penalë për lëndë narkotike dhe se ishte përdorues i tyre.
Bozhanaj, kishte pak muaj që ishte kthyer nga Italia ku dhe kishte qenë emigrantë.
Ndërkohë efektivi i policisë, i cili mori një plumb në bark ndodhet jashtë rrezikut për jetën.