Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Publikohet aktakuza e 2021-s ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë

 
   

I dyshuari për vrasjen e gruas së tij mëngjesin e së martës në Pejë, ishte shpallur fajtor për veprën penale dhuna në familje në muajin shkurt të vitit 2022.

Gjykata Themelore në Pejë ka konfirmuar se i dyshuari për vrasjen e gruas së tij është gjobitur me 100 euro dhe me burgim prej 3 muajsh, por që me kërkesën e tij është zëvendësuar me gjobë në shumë prej 300 eurosh.

“Me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, të datës 01.02.2022, është shpall fajtor për vepër penale dhuna në familje nga neni 248 par.1 të KPRK-së, për të cilën vepër I është shqiptuar dënim me gjobë në shumë prej njëqind (100) euro, të cilën gjobë është obliguar që t’a paguaj në afat prej tre (3) muaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit si dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) muaj, I cili dënim me kërkesën e të pandehurit I është zëvendësuar me dënim me gjobë në shumë prej treqind (300) euro, e të cilin dënim është obliguar t’a paguaj jo më vonë se tre (3) muaj pasi aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm”, thuhet në përgjigjen Gjykatës.

 Image
 Aktakuza e 2021-s ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë 
 

Ndërsa, ndaj aktgjykimit palët nuk kanë ushtruar ankesë, andaj aktgjykimi ka marrë formën e prerë me datë 25 shkurt të vitit 2022 dhe i dënuari pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, në tërësi e ka paguar dënimin me gjobë.