Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Publikohet fotoja, kjo është 27-vjeçarja që i dha fund jetës në Kamëz

Është publikuar fotoja e së resë që i dha fund jetës, duke u hedhur nga kati i katërt i një ndërtese në Kamëz.

27-vjeçarja dyshohet se u vetëvra pas publikimit të një fotoje intime në rrjetet sociale nga personazhi i TikTok-ut, Altin Çoku.

Ndërkohë, tezja e saj ka ngritur dyshime të forta se e reja nuk është vetëflijuar, por e kanë shtyrë nga lartësia.

“Është një legen që ma mori gocën në qafë, i ka bërë foto. Unë jam tezja, unë e kam rritur atë gocë, ajo me ne është rritur. Nuk janë të vërteta lajmet që kanë dhënë deri tani. E vërteta është që gocën time kanë vrarë. Kanë ardhur këtu e kanë shtyrë. Ajo nuk do e kishte lënë kurrë vajzën 2-vjeçe. Atë e kanë vrarë, ai personi që është arrestuar.

Nuk e di çfarë ka ndodhur, se këto muhabete kanë ndodhur 2 ditët e fundit dhe vajza nuk m’i ka thënë. Goca do vinte te unë në Itali, ai nuk e di çfarë i bëri. Ose mori vesh që do vinte në Itali dhe e ka vrarë. Ajo nuk e ka vrarë veten dhe lajmet nuk janë të vërteta. Ajo kishte një problem me bashkëshortin dhe ishte një ndarje për momentin, ndoshta do bashkoheshin prapë”, tha tezja e viktimës.

E reja ishte e martuar në Kosovë dhe ishte nënë e një vajzë. Për shkak të problemeve me bashkëshortin, ajo ishte ktheyr te prindërit e saj në Kamëz.

Ndërkohë, policia ka arrestuar Altin Çokun për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.