Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Publikohet pjesa e dytë e përgjimit Kusari-Lila – Simiq, deputetja e PDK-së: Ah Mimozë, Mimozë!

 
   

Është publikuar pjesa e dytë e përgjimit të bisedës në mes shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe Sllavko Simiqit nga Lista Serbe.

Në pjesën e dytë të përgjimit të publikuar nga media dëgjohet Kusari-Lila dhe Simiq duke biseduar për Milan Radoiçiqin.

Gjatë bisedës Kusari-Lila e pyet Simiqin se përse Radoiçiq është në listën e zezë të ShBA-ve?

Pas kësaj ka reaguar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

Në një reagim në Facebook, Deliu-Kodra ka shkruare se “5 herë nga 2-3 minuta. S’ka dert që Milani s’është i pastër për Amerikë, me rëndësi për Vetëvendosjen po.  Ani, çka po bëjmë të mërkurën? Ah, Mimozë, Mimozë!”.

Është paralajmëruar edhe një pjesë e tretë e këtyre përgjimeve që pritet të publikohet nesër.