Qendra Kosovare për Studime Gjinore përmes një konference sot do të publikojë raportin “Ngacmimi Seksual në Sektorin Privat në Kosovë”.
Raporti për “Ngacmimin seksual në sektorin privat në Kosovë “, ka për qëllim të kuptojë problemin e ngacmimit seksual në Kosovë, si një fenomen i përgjithshëm dhe në veçanti në vendin e punës tek sektori privat.
“Duke reflektuar mbi faktorët socio-ekonomik dhe strukturor që ndikojnë në mos pjesëmarrjen e grave në tregun e punës, kjo konferencë ku do të prezentohet raporti ka për qëllim gjithashtu që të diskutojë për politikat e nevojshme gjinore për sektorin privat që mbështesin dhe mundësojnë fuqizimin ekonomik të grave në Kosovë.
Synimi është edhe thellimi i dialogut mes sektorëve me vëmendje të theksuar komunitetet e margjinalizuara në tregun e punës”, njofton Qendra Kosovare për Studime Gjinore.