
Kështilltari i presidentes Vjosa Osmani ka publikuar rezultatet e sondazhit të organizatës amerikane IRI, ku më e besuara në rajon vazhdon të jetë presidentja Osmani.
Ai ka treguar se 68 për qind e të anketuarve kanë treguar besim ndaj Presidentes.
Postimi në Facebook:
Presidentja Vjosa Osmani vazhdon të prijë si lidere më e besuara në rajon nga sondazhi i organizatës amerikane IRI (International Republican Institute).
68 për qind e të anketuarve kanë treguar besim ndaj Presidentes, teksa 66 për qind besueshmëri ndaj institucionit të Presidencës.
Presidentja Osmani dhe institucioni i Presidencës, vazhdojnë me përkushtim, në shërbim të shtetit! ✌️