Punëtorët shëndetësorë i reagojnë ministrit Vitia: Po e politizoni edhe sëmundjen

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Shëndetësisë i ka reaguar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia lidhur me situatën e krijuar pas përhapjes së madhe të koronavirusit.

Kosova qëndron e paprekur, megjithatë ka marrë masat parandaluese ndaj pandemisë globale. Syla, i ka thënë Vitisë se grupet e krijuara për parandalim të koronavirusit janë krijuar nga njerëz politik që nuk e dijnë se çfarë është pandemia.

Ai ka thënë se po politizohet kjo situatë, në vend se aty të ftohen ekspertë që dinë të merren me situatën. Ai ka thënë se nuk është ftuar të jetë pjesë e këtij grupi në cilësinë e kujdestarit për sigurinë dhe shëndetin e mjekëve dhe punëtorëve shëndetësorë.

“Dhe në fund, çka po ua merr mendja, ju populli  dashur dhe avokat i Popullit, si po ia bëjmë me ligjin e pagave? Pse duhet të vijë sëmundja dhe vdekja që ta dimë rolin e mjekut dhe infermierit? Por megjithatë ne mbetemi te betimi i Hipokratit, e juve politikanëve, prap TURP”, ka shkruar Syla. /Lajmi.net/ 

Ky është postimi i plotë i tij:

Author: Fiks AL