Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik të Universitetit “Hasan Prishtina”, sot do të mbajnë protestë.
Këshilli Studentor i Fakultetit Filozofik / Organizata Studentore “Reforma” do të bojkotojë procesin mësimor, shkaku i grevës së stafit teknik të UP-së dhe gjendjes së krijuar nga papastërtia.
Ditëve të fundit janë parë studentët me vetë-iniciativë duke pastruar hapësirat e objektit të Universitetit të Prishtinës.
Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik tash e tri javë janë futur në grevë, si shkak i pakënaqësisë të pagave të ulëta