Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Punime në rehabilitimin e gypit të ujësjellësit, kjo rrugë do të mbyllet përkohësisht në Prishtinë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se do të mbyllet për qarkullim të veturave rruga “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.

Sipas KRU “Prishtina”, kjo rrugë do të mbyllet për shkak të realizimit të punimeve në rehabilitimin e gypit të ujësjellësit.

Rruga përfshin segmentin nga Raiffeisen Bank e deri te rruga e Herticëve.

Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka thënë se këto punime po bëhen me pëlqimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike si dhe në koordinim me Policinë e Kosovës.

Rruga do të jetë e mbyllur nga 16 gushti deri më 24 gusht, prej orës 07:30 deri në ora 17:00.