Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar drejtuesit e automjeteve se ditën e shtunë do të bllokohet qarkullimit në segmentin rrugor “Rrethrrotullimi Shkozë-Farkë e Madhe (nyja e Xhamisë)” në drejtimin Shkozë-Farkë.
Bllokimi i qarkullimit të automjeteve do të bëhet nga ora 06:00 deri në orën 22:00 për shkak të vijimit të punimeve në Lotin 3 të Unazës Lindore, ku do të fillojë shtrimi me asfaltbeton në nyjën e mbikalimit në Shkozës.
Ndërkohë, bëhet me dije se kahu tjetër i lëvizjes, Farkë-Shkozë do të jetë i hapur normalisht.
Mjetet që lëvizin në drejtimin Shkozë-Farkë, mund të shfrytëzojnë rrugën e vjetër ekzistuese për në Farkë.