Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pupovci: MASHT-i këtë vit të ri shkollor t’i furnizojë nxënësit me libra në shkolla

 
   

Ish-zv.ministri i Arsimit, Dukagjin Popovci vlerëson se subvencionimi nga MASHT-i për blerjen e librave vitin e kaluar s’ka qenë vendim i duhur.

Sipas tij, kjo metodë është keqpërdorur nga disa prindër.

“Subvencionimi ka bërë që të marrin më shumë mjete se sa ju nevojiten për libra, pasi janë subvencionuar edhe materialet mësimore, nuk ka pasur ndonjë siguri që disa kategori ato mjete do t’i shfrytëzojnë për blerjen e librave”.

Pupovci thotë se metodat e vjetra duhet të përdorën për pajisjen e nxënësve me libra.

“Librat duhet të shkojnë në shkolla e pastaj ti shpërndajnë mësimdhënësit. Nëse shkojnë me metodën e subvencionimit mund të ndodh vonesat dhe mjetet mund të përdorën për çështje të tjera”, deklaroi ai.

Ish-zv.ministri i Arsimit thotë se këtë vit po flitet që mënyra e subvencionimit nuk do të jetë.

“Nga ajo që është parë që nga shkollat është kërkuar që të përcaktohen për librat që do t’i shfrytëzojnë gjatë vitit shkollor po sugjerohet që ato libra do të dërgohen drejt në shkolla e jo përveç subvencionimit”, tha Pupovci.