Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pupovci: Më mirë të arrihej marrëveshje mes Ministrisë së Arsimit dhe shtëpive botuese, librat do të kushtonin më lirë

 
   

Eksperti i arsimit, Dukagjin Pupovci mënyrën e blerjeve të librave nga vetë prindërit dhe subvencionimin me mjete nga qeveria po e sheh si të paarsyeshëm.

I ftuar në emisionin Info Magazine ai u shpreh se një marrëveshje mes Ministrisë së Arsimit dhe shtëpive botuese do ishte më efikase.

“Nga ky këndvështrim do të ishtë më mirë të arrihej marrëveshje mes Ministrisë së Arsimit dhe shtëpive botuese. Nuk e di arsyen pse nuk ka qenë e mundur të arrihet një marrëveshje e tillë, ndoshta janë tejkaluar shumat që kanë qenë të parapara. Mirëpo konsideroj se kjo do sjellë disa sfida, faktin që në e-Kosova qasja ka qenë e vështirë gjatë ditës, pastaj është verifikimi i të dhënave dhe në fund ministria duhet të bindet që mjetet janë shpenzuar në dedikimin që janë dhënë”, tha Pupovci, i cili ka qenë Zëvendësministër i Arsimit në qeverinë aktuale.

Polemika janë ngritur edhe sa i përket formës së subvencionimit dhe se cila mënyrë është më pak e kushtueshme. Sipas Pupovcit marrëveshja mes Ministrisë dhe shtëpive botuese do ishte më pak e kushtueshme bazuar në disa faktorë.

“Mënyra se si është dizajnuar kjo skemë e ribursimit do të kushtojë më shtrenjtë sepse përpos librave nga klasa 1-5, janë përfshirë edhe mjetet mësimore, çka më herët nuk është financuar nga ana e qeverisë dhe nëse i marrim për bazë të dhënat e shpenzimeve të viteve të kaluara, shpenzimi është rreth 12.7 milionë euro”, shtoi ai.