Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pupovci për subvencionimin për librat shkollor: Zbatimi i një opsioni të tillë nuk është aspak i thjeshtë

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci ka reaguar për vendimin e subvencionimin e prindërve për librat shkollorë dhe pajisje të tjera për fëmijet nga klasa e parë deri në të nëntën.

Pupovci në një prononcim për Indeksonline ka thënë se një opsion i tillë nuk është aspak i thjeshtë, duke shtuar se mund të ketë prindër që e ka llogarinë e bankës të bllokuar.

“Zbatimi i një opsioni të tillë nuk është aspak i thjeshtë. Në aspektin praktik është punë shumë e vështirë të procesohen rreth 100 mijë aplikime për rimbursim nga prindërit dhe të ekzekutohen pagesat, me ç’rast duhet të verifikohen të dhënat për fëmijët: në cilën shkollë dhe klasë vijojnë mësimin, si dhe cilat tekste i ka përzgjedhur shkolla. Vet përcaktimi i lartësisë së pagesës është problematikë në vete, pasi çmimet mund të ndryshojnë varësisht nga libraria. Probleme tjera mund të lindin me njerëz që nuk i shpenzojnë mjetet për tekste, por për diçka tjetër, ose të tillë që i kanë llogaritë e bllokuara për shkak të borxheve.” – ka thënë ai.