Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Putin kërcënon Perëndimin

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se Perëndimi do të përballet drejtpërdrejt me Rusinë nëse lejon Ukrainën të fillojë të sulmojë territorin rus me armë perëndimore me rreze të gjatë, një veprim që do të ndryshonte natyrën dhe shtrirjen e konfliktit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka kërkuar aleatëve perëndimorë prej muajsh që të lejojnë Ukrainën të përdorë armë perëndimore, duke përfshirë raketat amerikane me rreze të gjatë ATACMS dhe ato britanike Shadows Storms, për të goditur objektivat thellë në territorin rus.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

“Kjo nuk është një çështje nëse do të lejohet apo jo regjimi ukrainas të sulmojë Rusinë me këto armë. Është një çështje e vendosjes nëse vendet e NATO-s janë apo jo të përfshira drejtpërdrejt në një konflikt ushtarak. Nëse një vendim i tillë merret, nuk do të thotë asgjë tjetër veçse përfshirje direkte e NATO-s, SHBA-së dhe vendeve evropiane në luftën në Ukrainë. Kjo do të jetë përfshirja e tyre e drejtpërdrejtë dhe, natyrisht, do të ndryshojë ndjeshëm thelbin, vetë natyra e konfliktit”, tha Putin.

Ai paralajmëroi se Rusia do të duhet të merr “vendime të duhura” bazuar në kërcënimet e reja. Putin ka thënë në mënyrë të përsëritur se vendet e NATO-s nuk po diskutojnë vetëm mundësinë e përdorimit të raketave me rreze të ndryshme nga ushtria ukrainase, por edhe përfshirjen e drejtpërdrejtë në luftë.

“Çështja është të merret një vendim nëse vendet e NATO-s duhet të përfshihen drejtpërdrejt në konflikt apo jo”, tha Putin.

Ndryshe, Rusia aktualisht kontrollon mbi 18 për qind të territorit të Ukrainës.