Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Putin sërish president me 87.97% të votave

Me disa kundërshtarë të vdekur, disa në burg e të tjerë në mërgim, Vladimir Putin arriti të dielën të zgjidhet president për herë të pestë.
Kjo me gjithsej 87.97 të votave.

Fitorja e tij erdhi pas tri ditë zgjedhjesh në Moskë të cilat të dielën kulmuan me protesta masive të opozitës ruse të cilët me moton “Mesdita kundër Putinit”, shprehën kundërshtimin e tyre ndaj zgjedhjes së Putinit si president .

Edhe pse protestat e tyre ishin krejtësisht paqësore, në ditën e tretë të zgjedhjeve presidenciale në Rusi raportohet se rreth 80 prej këtyre protestuesve janë arrestuar nga autoritetet ruse.

Ndërkohë disa nga ata që votuan të dielën thonë se përkrahin politikën e deritanishme të Putinit dhe se dëshirojnë që ai të vazhdojë në pushtet.

“Unë dua vazhdimin e kësaj politike. Kjo është arsyeja pse votova për presidentin tonë . Jam i kënaqur me gjithçka dhe dua që gjithçka të vazhdojë siç është tani”, Dmitry Sergienko- votues rus

“Unë votova për presidentin aktual. Dhe jam i sigurt se vendi ynë do të ecë përpara vetëm drejt suksesit”, u shpreh Olga Dymova- votuese ruse

Të tjerë thanë se duan ndryshime.

“Pres ndryshime, uroj të shohim fytyra të reja në poste drejtuese dhe diçka më të mirë për vendin tonë”, tha Ivan Kuksanov- votues rus

Votimi u zhvillua edhe në pesë rajone të Ukrainës, të cilat u aneksuan ilegalisht nga Rusia.

Mijëra rusë votuan për presidentin e ardhshëm edhe nga Beogradi, i cili që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia është bërë shtëpia e dhjetëra mijëra rusëve që ikën nga Moska.

Zgjedhjet që filluan të premten u zhvilluan në një mjedis të kontrolluar fort ku nuk kishte alternativa reale ndaj Putinit, asnjë kritikë publike ndaj tij apo luftës së tij në Ukrainë.

Armiku më i ashpër politik i Putinit, Alexei Navalny, vdiq në një burg në Arktik muajin e kaluar dhe kritikët e tjerë janë ose në burg ose në mërgim./Reuters/ Tëvë1