Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

PZAP dënon edhe VV-në

 
   

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar Lëvizjen Vetëvendosje me 3 mijë euro.

Kjo për shkak të gjuhës së përdorur nga kryeministri, Albin Kurti në tubimin e këtij subjekti politik në Pejë.

Sipas PZAP-së, ankesa është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilët kanë akuzuar Kurtin se ka shkelur kodin e mirësjelljes.

Ndërsa PZAP e ka konsideruar pjesërisht të bazuar ankesën e LDK-së duke dënuar LVV-në me 3 mijë euro të cilat duhet t’i paguajë në një afat prej 15 ditësh.