Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​PZAP gjobit Koalicionin për Familje

 
   

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur Koalicionin për Familje me 5 mijë euro për shkak të thyerjes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike.

Vendimi i PZAP-it vjen pas ankesës nga OJQ CEL Kosova dhe Dylberizmi kundër Koalicionit për Familje për shkak të gjuhës diskriminuese dhe urrejtjes.

PZAP gjeti se gjuha e përdorur nga kandidati Jeton Haxhimustafa në Facebook më 22 janar, është në kundërshtim me Kodin e Mirësjelljes për Subjektet Politike, mbështetësit e tyre dhe kandidatët, ku janë të përcaktuara veprimet e ndaluara të subjekteve politike.

Kodi i Mirësjelljes detyron subjektet politike, kandidatët, anëtarët e subjekteve dhe mbështetësit e tyre ta respektojnë këtë kod me qëllim të krijimit të kushteve që gjatë periudhës së fushatës, veprimet e subjekteve politik të jenë në një atmosferë të tolerancës, demokracisë, paqes dhe respektit për sundimin e ligjit.