Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Qalaj: Jankoviq duhet të intervistohet nga AKI-ja dhe Policia e Kosovës se çfarë informacionesh dha në Serbi

 
   

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se zëvendësdrejtori, Dejan Jankoviq nga autoritetet serbe mund të jetë intervistuar për operacionet e Policisë së Kosovës dhe individët që marrin pjesë në operacionet në veri.

Qalaj ka thënë se Qeveria ka bërë mirë që ka bërë presion tek partnerët ndërkombëtarë.

“Është normale që të intervistohet një person i cili arrestohet. E rëndësishme është me ditë se për çfarë është intervistuar. Nuk mendoj që ai është intervistuar për punën e tij që bënë. Pasi është publike dhe dihet. Unë mendoj që është intervistuar më shumë për operacionet e policisë për individët që marrin pjesë në operacionet në veri e kështu me radhë. ..Sidoqoftë mendojë që është mirë që është bërë një presion nga Qeveria e Kosovës tek partnerët tanë strategjike…”, ka deklaruar ai.

Ai tutje, tha se Jankoviq duhet të intervistohet nga AKI-ja dhe Policia e Kosovës se çfarë informacionesh ka dhënë në Serbi.

““Nuk besoj që ka dhënë informacione diskrete…E di që familja e tij ka qenë në akth, edhe z. Jankoviq besoj që ka qenë në një situatë të rëndë pasi nuk është e lehtë të arrestohesh. Besoj që Jankoviq duhet të intervistohet nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe Policia e Kosovës. Të tregojë arsyet e ndalimit dhe çfarë është pyetur që është e rrugës dhe obligative që të bëjë një gjë të tillë. Duhet të analizohet se çfarë është biseduar, çfarë  informacionesh ka dhënë dhe me pas Policia të vendos për hapat e mëtutjeshëm.

Zëvendësdrejtori nga komunitetet, Dejan Jankoviq sonte është liruar nga autoritetet serbe.

 Ai tashmë është nisur për të hyrë brenda territorit të Kosovës.

Po ashtu, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar lirimin e Jankoviqin.