Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Qe pse nuk duhet të merremi më me detajin e ‘sigurimit jetësor’ të Liridona Ademajt”

 
   

Liridona Ademaj u vra të mërkurën e 29 nëntorit në Prishtinë.

Vrasja e saj ishte e dyshimtë, për të dalë më vonë detaje mbi dorasin dhe arsyet e vrasjes.

Granit Plava, personi që kreu atentatin, kishte deklaruar në polici se vrajsa e Liridonës u urdhërua nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Murseli kishte pranuar këtë gjë kur u arrestua nga policia dy ditë pasi ndodhi rasti.

​Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, ka thënë për Indeksonline se kjo çeshtje u takon autoriteteve të drejtësisë.

Mazreku thotë se mund të kompensohet dëmshpërblimi deri në një masë, duke llogaritur kontratat e individëve me kompanitë e sigurimit dhe marrëveshjet mbi shumën e kontributit të caktuar mujor për sigurim jetësor.

Ai tregon se në cilin rast, Naim Murseli mund të jetë përfitues i këtij sigurimi, por që një gjë e tillë varët nga verdikti i gjykatës për të.

Ndiqni intervistën e plotë që shuan shumë dilema mbi detajin e sigurimit jetësor të Liridonës: