Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Qelaj përplaset me Hysenajn, i thotë se asnjëherë nuk do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare

 
   

Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore, përfaqësuesi I LVV-së, Driton Hysenaj dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj janë përplasur me njëri-tjetrin.

Në diskutim e sipër Hysenaj ka kërkuar që të nënshkruhen marrëveshjet ndërkombëtare, gjë të cilës Qalaj e ka refuzuar.

Ai është shprehur se asnjëherë nuk do i votoj këto marrëveshje përderisa qeverisja po bëhet në mënyrë të tillë dhe se po injorohet zëri I opozitës.

“Nëse e dini se është e nevojshme nënshkrimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nuk po i votoni në vendin ku duhet”, tha Hysenaj.

“Nuk i votoj, kurrë nuk i votoj, qartë po të them kurrë nuk i votojë, se përderisa qeverisni në këtë mënyrë dhe  injoroni zërin e opozitës kurrë nuk i votoj, hiç kurrë”, është shprehur Qalaj.

“Mos e ngrit tonin e zërit, je opozitë këtu, qytetarët ta kanë tregu vendin”, ia ktheu Hysenaj.