Një shqiptar është qëlluar për vdekje, të dielën në një komunë periferike të Brukselit, raportojnë mediat vendase.
Sipas raportimeve, rasti ka ndodhur për shkak të një vendparkimi për të cilin sipas banorëve vendas, dy burrat ishin në konflikt prej kohësh.
Shqiptari, baba i tre fëmijëve nuk është identifikuar ende, ndërsa i dyshuari që e qelloi është arrestuar.