Zbardhen detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri që u regjistruan pasditen e djeshme në Shkodër. Fillimisht u raportua për një konflikt dhe të shtëna në ajër.
Por në fakt sipas policisë ishte tentativë për vrasje. Policia thotë se Mondi Çekani 50 vjeç qëlloi me armë zjarri drejt personit me të cilin po konfliktohej R.M., 24 vjeç, me qëllim për ta vrarë.
Fatmirësisht nga e shtëna nuk u dëmtua asnjë person, ndërsa 50-vjeçari u kap ditën e djeshme vetëm pak minuta pas ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.