Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Qëllonte pa pushim, duke thyer xhamat e dritares dhe ballkonit”/ U mor peng nga babai i tij, djali i mitur tregon momentet e tmerrit

Një ngjarje e pazakontë tronditi këtë të mërkurë qytetin bregdetar të Durrësit ku dy fëmijët e mitur të Aleks Markut kanë përjetuar orë tmerri.

40-vjeçari nga Lezha i mbajti peng në një banesë të marrë me qira ditore në Durrës, ndërsa qëllonte pa pushim me kallashnikov.

Djali i vogël, 6 vjeç, ka treguar gjithë skenën që ka parë, duke thënë se i ati qëllonte pa pushim, duke thyer xhamat e dritares dhe ballkonit, ndërsa shenjat e plumbave janë të dukshme edhe në mur.

Djali i madh, 11 vjeç ka qenë vazhdimisht në rrezik të plumbave pasi ndodhej në ballkon dhe fshihej pas murit, teksa i ati qëllonte me breshëri.

6-vjeçari thotë se edhe pse vëllai i thoshte “babi, babi, ai nuk fliste”.