Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Qëndronte prej 3 ditësh e bllokuar në një shpellë, policia e Orikumit shpëton turisten italiane

Pas orë e orë kërkimesh të vazhdueshme, policia e Orikumit ka mundur të lokalizojë dhe shpëtojë një turiste e cila ishte bllokuar prej 3 ditësh në në një shpellë në afërsi të vendit të quajtur “Qafa e Petrunës”. Uniformat blu bëjnë me dije se qytetarja italiane e kishte të pamundur lëvizjen për shkak të mungesës së ushqimit e ujit, dhe se tani gjendja e saj është stabilizuar.

Deklarata e plotë e Policisë:

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, menjëherë pas njoftimit nga një shtetas italian, se një shtetase italiane me të cilën ai po eksploronte zonën e Karaburunit, prej 3 ditësh, kishte mbetur afër një shpelle në këtë zonë pasi e kishte të pamundur lëvizjen për shkak të mungesës së ushqimit dhe ujit, kanë shkuar në këtë zonë, bashkë me shërbimet e repartit “Delta”.

Pas gati 12 orësh kërkime, bashkë me disa specialistë të zonave të mbrojtura dhe pjesëtarë të guidave turistike që njihnin zonën, në bazë të orientimit me hartë, nga turisti italian, është bërë e mundur gjetja e shtetases italiane, në afërsi të vendit të quajtur “Qafa e Petrunës”.

Turistja italiane mori ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikur për jetën”